Kryetarja e Kuvendit priti dje Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Tiranë, zotin Sylejman Selimi. Kryetarja Jozefina Topalli i uroi mirëseradhjen ambasadorit të ri të Kosovës dhe suksese në misionin e tij diplomatik.
Kryetarja e Kuvendit theksoi se zhvillimet në Shqipëri dhe ato në Kosovë janë historike, në favor dhe në mbështetje të aspiratave integruese të shqiptarëve, në këtë Jubile 100 vjeçar të krijimit të shtetit shqiptar.Kryetarja e Kuvendit tha se bashkëpunimi midis dy parlamenteve është i shkëlqyer.
Ambasadori i ri i Kosovës, zoti Selimi falenderoi me mirënjohje Kryetaren e Kuvendit, për lobimin dhe mbështetjen në njohjet ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
Zoti Selimi e njohu Kryetaren Jozefina Topalli për sinjalet dhe zhvilimet shpresëdhënëse që ka shteti i Kosovës për një të ardhme të shpejtë të liberalizimit të vizave me BE. Kryetarja e Kuvendit përgëzoi punën dhe reformat e mëdha që janë bërë në Kosovë për forcimin e institucioneve të shtetit ligjor dhe progresit të vendit drejt integrimit evropian.