Një nënë me zemër të thyer ka treguar për vdekjen e vajzës së saj 22 vjeçare.
Jill Soderberg vdiq nga problemet e frymëmarrjes në shtëpinë e saj në veri të Suedisë - edhe pse ajo e kishte telefonuar për një ambulancë tri herë në ditët që çuan në vdekjen e saj.
Ajo i tha operatorëve: "Unë nuk mund të marr frymë" dhe iu lut për ndihmë mjekësore, por ata vendosën se ajo ishte në gjendje të flasë kështu nuk ka nevojë për trajtim urgjent.
Një raport zyrtar i kritikoi autoritetet shëndetësore të kësaj jave, duke thënë se ishin injoruar vuajtjet e vajzës së re.
Vajza vdiq si rezultat i mos marrjes së ndihmës mjekësore, pasi u neglizhua nga ekipi i urgjencës mjekësore.
Ajo kishte telefonuar pasi kishte patur një problem me frymëmarrjen si rezultat i marrjes së një kombinimi ilaçesh anti depresantë me ata për relaksim muskujsh.
Për këtë hetimi zyrtar ka akuzuar urgjencën rajonale për injorim të telefonatës duke bërë që hetimi të vazhdojë më tutje.