Ky program mund të programohet sa herë të duash pa u brengosur për ndonjë komplikim. Është i krijuar për të pastruar sistemin tuaj nga papastërtitë dhe që të jap ndjesi të mirëqenies. Pas shtatë ditëve ju do të filloni të ndiheni më i lehtë për shkak se do të jeni më i lehtë për së paku 5 kilogramë. Do të kesh gjallëri të shtuar dhe temperament të përmirësuar.
Programi është i qëlluar për ata që dëshirojnë të humbin peshë nga 5 deri në 10 kilogram në javë.
Gjatë shtatë ditëve të para ju duhet të hiqni dorë nga të gjitha llojet e alkoolit dhe duhet të konsumoni së paku 10 deri 15 gota ujë në ditë… gota të mëdha!
Dieta për humbje peshe vetëm në 7 ditë
Dita e parë: Të gjitha frutat përveç bananave. Dita e parë e juaja përbëhet nga të gjitha frutat që dëshiron. Fuqimisht sygjerohet të konsumoni shumë limon në ditën e parë. Në veçanti shalqin dhe pjepër. Nëse e kufizon konsumin e frutave vetëm në shalqi dhe pjepër gjasat tua për të humbur 1.3kg në ditën e parë janë shumë të mira.
Ju po përgatisni sistemin tuaj për programin në vijim. I vetmi burim i juaj i ushqimit jane fruta të freskëta apo të konservuara. Frutat janë ushqimet e përsosura të natyrës. Ato ofrojnë gjithçka që ju mund të dëshironi për të jetuar një jetë të shëndetshme.
Dita e Dytë: Të gjitha perimet. Ju inkurajoheni të hani deri sa të mbusheni me të gjitha perimet që dëshironi si të gatuar ashtu edhe të pa gatuar. Nuk ka kufizim në sasi apo llojë që dëshironi të zgjidhni. Për karbohidratet tua komplekse, ju do të filloni ditën tuaj të dytë me një patate të madhe të pjekur për mëngjes. Ju mund t’i shtoni pak gjalpë patets po deshët.
Dita e Dytë fillon me karbohidrate kompleks të bashkuar me një dozë të vajit. Kjo merret në mëngjes për energji dhe balanc. Pjesa vazhduese e ditës së dytë përbëhet nga perimet që janë thjeshtë pa kalori dhe ofrojnë vlerat ushqyese esenciale dhe fibër.
Dita e Tretë: Një përzierje të frutave dhe perimeve që zgjidhni ju vet si dëshironi. Çfarëdo sasie, çfarëdo madhësie. Por akoma jo banane. S’ka as patate sot.
Dita e Tretë eliminon pataten për shkak se ju i merrni karbohidratet tua përmes frutave. Sistemi juaj tash është i përgatitur për të filluar të djeg kilogramët e tepërt. Ju prapë do të lakmoni por kjo do të filloj të venitet nga dita e katërt.
Dita e Katërt: Banane dhe qumësht. Sot ju do të hani 8 e më shumë banane dhe pini tri gota qumësht. Kjo do të kombinohet me një supë speciale e cila mund të pihet në sasi të kufizuar.
Dita e Katërt, banane, qumësht dhe sup tingëllon më e çuditshmja dhe më e pa dëshirueshmja, apo jo? E po kemi një surprizë. Ju sigurisht se nuk do të hani të gjitha bananet që ju lejohet. Por ato i ke për potasiumin që ke humbur dhe sodiumin që të ka munguar tri ditëve të fundit. Ju do të filloni të vëreni humbjen e dëshirës për ëmbëlsira. Do të befasoheni se sa lehtë kjo ditë do të kaloj.
Dita e Pestë: Sot është ditë gostie. E shef.. dieta per humbje peshe per 7 dite ka edhe gosti! Sot ju do të hani mish lope dhe domate. Ha dy porcione nga 300 gram mish lope. Bon edhe hamburger. Kombino ketë ushqim me 6 domate të plota. Në ditën e pestë ju duhet të rrisni sasinë e pirjes së ujit për 1 litër. Kjo është për të pastruar sistemin tuaj nga acidi urik që do të prodhosh.
Dita e pestë, mish lope dhe domate. Mishi i lopes është për hekur dhe proteina, kurse domatet janë për tretje dhe fibër. Sa më shumë ujë që mundeni për të pastruar sistemin tuaj. Sot do të vëreni se keni urinë pa ngjyrë. Sasia e lejuar e mishit të lopës për sot është ekuivalent me 5 hamburger. Nuk ke nevoj të ndihesh se duhesh t’i hash gjithë këtë mishë… aq lejohet maksimum. Por, ju patjetër duhet t’i hani të gjashtë domatet.
Dita e Gjashtë: Mish lope dhe perime. Sot mishë lope dhe perime pa kufizim. Ha sa të don zemra.
Dita e Gjashtë është e njejtë me ditën e pestë, hekur dhe proteina nga mishi lopës, vitamina dhe fibër nga perimet. Me sot sistemi juaj është totalisht i prirur për të humbur peshë. Ju gjithashtu duhet të vëreni ndryshimë të dukshëm në mënyrën që dukesh sotë krahasuar me ditën e parë.
Dita e Shtatë: Sot ushqimi juaj përbëhet nga orizi i kaftë, lëng frutash dhe të gjitha perimet që dëshiron të konsumosh.
Dita e Shtatë përfundon programin sikur një cigare e mirë (mos u habit s’ka cigare t’mirë) që përdoret për ti përfunduar Ushqimet Viktoriane, përveç se në mënyrë shumë më të shëndetshme. Tash ke sistemin tuaj nën kontroll dhe ai duhet të falënderoj për shpëlarjen dhe pastrimin që i ke dhënë.