Parku i Prespës së Vogël, dikur një pjesë e papërsëritshme dhe e kërcenuar disi nga aluvionet tashmë nuk i shpëton dot kënetëzimit.
Një zonë historike dhe mjaft e bukur të lihet në harresë vetëm për neglizhencë të dorës së njeriut.
Zona që gjatë kohës së komunizmit, kishte kujdesin e duhur, pasi liqeni të falte një bukuri çlodhëse, por ka qënë dhe një burim furnizimi me ujë për gjithë tokat në të dy fshatrat Shyec dhe Zagradec(Buzë liqenas)
Tani edhe pse ka marrë emrin Park Kombëtar që nga viti 2000 dhe ka mbrojtjen nga shteti, asgjë nuk është bërë lidhur me liqenin dhe nëse do të vazhdojë kështu do të jetë një humbje e madhe e pasurisë kombëtare, pasi është dhe një nga zonat më të pasura në Ballkan për florën dhe faunën.