A po shkon CEZ(kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike) drejt një krize financiare ashtu si ajo ka pohuar?
Deri tani CEZ shprehet se importi ka qënë rruga kryesore për furnizimin me enrgji elektruke në Shqipëri, por problemi qëndron se po bëhet shumë e vështirë gjithnjë e më tepër për pagesat e importit.
Arsyeja është pasi ka borxhe të mëdhaja nga klientët si dhe institucionet shtetërore, gjë që ka shtyrë CEZ të fillojë negociatat me qeverinë për zgjidhjen e problemit.
Pjesën tjeter më të madhe të energjisë për konsumatorët,CEZ e blen nga KESH. Por rritja e çmimit me të cilën KESH ia shet energjinë CEZ-it e ka vendosur këtë të fundit në një situate edhe më të vështirë, që së bashku me paratë e pambledhura nga borxhlinjte i kane krijuar asaj nje gropë të thellë financiare.
megjithatë CEZ nuk mund të bëjë ndërprerjen e energjisë, edhe pse ndodhet në kushte të vështira financiare. Ndërkohë ka negociata për një kredi nga BERZH, por përsëri nuk ka ndonjë përfundim konkret.