Kuvendi miratoi në seancën plenare, me koncensus ndryshimin në ligjin "Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat", i cili ka si qëllim çertifikimin dhe dhënien e licencës, përmbaruesve shtetërorë, si përmbarues gjyqësorë privatë.
Ky projektligj synon kalimin gradual të shërbimit përmbarimor shtetëror në një sistem shërbimi privat, duke shmangur burokracitë dhe sjell rritjen e transparencës në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Ky projektligj shihet nga ekspertë si një reformë e mëtejshme në efikasitetit e sistemit gjyqësor shqiptar.