Serbia nuk mund të tolerojë pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike.
“Sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës sit ë pavarur, kjo është një çështje politike dhe me këtë duhet të merret shteti dhe jo Komiteti Olimpik. Këto janë çështje për politikanët dhe jo për ne sportistët. Por, sa i përket rregullores ai është i qartë. Kosova është pjesë e Serbisë dhe mund të marrin pjesë vetëm nën flamurin tonë në Londër”, ka thënë Divac.