Shfrytëzoni ndryshimet në trupin tuaj
Hapi i parë për kuptimin e shtatzënisë është që femra dhe partneri i saj të pranojnë ndryshimet në trupin e nënës së ardhshme. Ndryshimi më i dukshëm është, padyshim, rritja e barkut. Njerëzit atëherë vazhdimisht duan t’ju prekin, gjë që nganjëherë është simpatike, por nganjëherë jua acaron nervat. Përveç rritjes së barkut, rritet edhe sasia e gjakut në organizëm. Kjo do të thotë se edhe qarkullimi i gjakut në vaginë është më i madh dhe jeni më të eksituara se zakonisht. Kjo është shpesh arsyeja pse disa femra gjatë shtatzënisë janë më ‘të nxehta’ dhe më të eksituara. Interesante janë edhe ndjesitë në lëkurë, sepse lëkura është më e nxehtë se zakonisht, dhe kjo ndodh po ashtu për shkak të rritjes së qarkullimit të gjakut. Këto gjëra janë të rëndësishme për vetëbesimin gjatë shtatzënisë. Prandaj mos qëndroni në shtëpi, por rregullohuni, dilni dhe tregoni se jeni shtatzënë e bukur, e cila shkëlqen. Nëse të gjitha ndryshimeve në trup ua shtojmë edhe rritjen e gjinjve, padyshim se keni arsye të forta për vetëbesim dhe kjo i pëlqen partnerit tuaj, i cili ju bën të ndjeheni seksi.
Mos lejoni që mundimi i mëngjesit t’jua prishë momentin
I ashtuquajturi ‘mundimi mëngjesor’ është pjesë përbërëse e shtatzënisë. Është thelbësore që gjatë kësaj partneri të jetë në dispozicionin tuaj dhe t’ju mbështesë. Ai duhet t’ju kuptojë kur ndjeheni keq. Është e vërtetë se marramendjet dhe mundimi mund të ndikojnë edhe në pjesën tjetër të ditës dhe t’ua shkatërrojnë jetën seksuale gjatë kësaj periudhe. Mirëpo, shtatzënat gabojnë, sepse mendojnë se çdo aktivitet trupor do ta përkeqësojë edhe më shumë marramendjen dhe mundimin- gjë që nuk është kështu. Ndjenjën e keqe nuk do ta përkeqësojë seksi me partnerin ose shëtitja me shoqet. Seksi gjatë shtatzënisë është diçka e veçantë, prandaj sjell kënaqësi të madhe, sidomos për ndjeshmërinë e madhe të gjinjve dhe thimthave, të cilat janë të tendosura nën gjuhën e parterit. Partneri duhet që të jetë më i butë me ju, sepse shtatzënia është periudhë shumë e ndejshme, prandaj këtë sqarojani dhe lëshojuni kënaqësisë.
Harroni rrobat e gjera
Shumë femra mendojnë se gjatë shtatzënisë duhet të veshin rroba të gjera (jo-atraktive), sepse për shkak të kilogramëve të tepërt nuk janë joshëse me veshje tjera. Kjo nuk është aspak e vërtetë! Nëpër dyqane ka reparte të posaçme për shtatzëna, ku ka rroba shumë të mira, në të cilat do të ndjeheni të bukura dhe seksi. Edhe yjet e njohura e kanë të qartë se të qenit shtatzënë dhe seksi, janë të lidhura me njëra-tjetrën, prandaj shpesh shfaqen nëpër ballinat e revistave me nam botëror.