Jetojmë në vite krize dhe na duhet të kursejmë shpenzimet tona.
Gjithashtu duhet të kursejmë energjinë dhe karburantin apo gazin e gatimit.
Nuk është metodë e re por asnjë deri më sot nuk e ka futur që të jetë e përdorshme nga të gjithë njerëzit.
Wonderbag, është thjesht një aksesor guzhine tepër praktik dhe mjaft i nevojshëm në kohët e sotme.
Një tenxhere jo elektrike le ta quajme, pasi gatuani dhe nuk doni që gjella të jetë e ftohtë, ose për ta çuar diku e vendosni direkt brenda në Wonderbag, ku ajo do të rrijë shumë e ngrohtë për disa orë.
Sarah Collins, 42 vjeçare shtë shikësja, por ajo shprehet se nuk është teknologji e re, por që është përdorur vite më parë, nga parardhësit tanë kur nuk përdornin shumë karburantin.
Një sipërmarëse biznesi doli me idenë për ta hedhur në treg, kur ajo qëndroi 4 orë pa drita në Afrikën e Jugut, duke vënë re përdorimin dhe funksionimin perfekt të kësaj lloj mbajtëse nxehtësie.
Pra pasi bëni gjellën, vendoseni në të, pasi kur të vini nga puna do të ndjeheni të lodhura për të ngrohur gjellën nga e para.
Ajo kushton 35 euro dhe mund të blihet pa problem. Përbëhet nga rruaza ricikluese polystyrene.