Dje në Tiranë është zhvilluar një konferencë ndërkombëtare me temë "Etika në Mjekësi" e para e këtij niveli, ku rreferuan mjekë shqiptarë dhe të huaj.
Mbi 300 pjesëmarrës nga të gjitha nivelet ishin pjesë e kësaj konference ku u trajtua etika në mjekësi e cila është bërë një ndër problemet shqetësuese në vendin tonë.
Kjo etikë e cila ka mbërthyer sistemin shëndetsor në Shqipëri ka kushtëzuar edhe dhënien e ndihmës mjekësore te të sëmurët. Ky prononcim i fortë u bë nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili theksoi se mbetet akoma një sfidë e madhe, rindërtimi i një mardhënie të shëndoshë midis mjekëve dhe pacientëve.