English

Pse quhet diata e gënjeshtrave? A gënjyet sot?

Sot është 1 prill dhe quhet dita e gënjeshtrave ose "April Fools" në anglisht.

Por pse është quajtur dita e gënjeshtrave dhe nga vjen origjina?
A festohet dhe si?

Në shumë vende të ndryshme ajo festohet dhe në mënyra të ndryshme. Madje dhe ne në Shqipëri kur ishim fëmijë por dhe tani gënjenim ose ndërtonim një situate për dike që të besonte se ishte e vërtetë, por askush nuk mund të inatosej përkundrazi qeshte dhe të falënderonte.

Shumë burime pohojnë se dita e gënjeshtrave, filloi në Francë pas Mbreti Charles IX dha urdhër të prerë që të gjithë qytetarët duhet të fillojnë kalendarin e tyre më 1 janar, duke u kthyer pas , në fillim 3 muaj. Por pati edhe nga ata, që e filluan në fillim të prillit pra në 1 prill dhe u konsideruan qesharake.

Duke marrë parasysh këtë festë, në Francë festohet çdo vit dhe origjina është peshku i vogël. Në Francë vetë njerëzit janë si peshq në këtë ditë dhe ndërtojnë peshq prej letre dhe i ngjisin në kurrizin e personave që mendojnë se janë gënjeshtarë.
Në këtë mënyrë krijohet një atmosferë e këndshme dhe askush nuk mërzitet.

Në vende të tjera festohet në mënyra të tjera si në Ukrainë ku ngatërrojnë gjëra duke i futur njerëzit në debate, në Indi ku parada në rrugë, hedhin bojë dhe ujë te njëri tjetri duke luajtur.
Po ashtu në Skoci, Spanjë festimet janë të ndryshme, madje në Spanjë, 1 prill festohet në 28 dhjetor.

KOMENTE