Si duhet bërë heqja e imunitetit?
Mendime të ndryshme vijnë nga konstitucionalistë të ndryshëm.
Njazi Jaho njëri prej tyre dhe me eksperiencë të gjatë juridike shprehet se rruga e duhur është vetëm nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës.
Ndërsa juristi Sokol Hazizaj, mendon se ndryshimet në Kushtetutë, do të sillnin polemika. Sipas tij, heqja e imunitetit duhet të realizohet përmes një inisiative ligjore me konsensusin e të dyja palëve.