English

Ilaçi që redukton sulmet në zemër, gati brenda 5 viteve

Shkencëtarët kanë bërë një përparim të madh në parandalimin e sulmeve të zemrës, pas zhvillimit të një vaksine që redukton në mënyrë dramatike yndyrën në arteriet.
Ilaçi, i cili mund të administrohet me injeksion ose spraj në hundë, mund të jetë në dispozicion brenda pesë vjetësh.
Trajtimi aktual përfshin ilaç që redukton kolesterolin dhe presionin e gjakut.
Por studimi me Universitetin e Lundit në Suedi është i pari i cili ka në shënjestër shkakun themelor të sëmundjeve të zemrës.
Prof Peter Weissberg, drejtori i fondacionit mjekësor të zemrës, tha se vaksina ka qenë 'shumë premtuese'.
Depozitave yndyrore krijojnë tendosje të madhe në zemër nga ngushtimi i arterieve dhe duke e detyruar atë që pompimi të jetë shumë më i vështirë.
Ky trajtim punon duke stimuluar sistemin imunitar të trupit për të prodhuar antitrupa që prekin këtë lloj ndërtimi.

Ky rsat po studiohet dhe në Kanada dhe USA. Profesorët janë shprehur se nuk mund të përdoret te fëmijët ashtu si përdoren vaksinat.

KOMENTE