English

Mrekulli. Foshja lind pa gjak dhe arrin të mbijetojë. Nëna besoni instikteve tuaja

Olivia Norton ka lindur me një rast të rëndë të anemisë. Hemoglobina, e cila mbart oksigjenin në qelizë, ishte në parametra shumë të ulët sa ajo priteshe të vdiste brenda 2 orësh.

Por me vajzën ndodhi mrekullia në sajë të ndihmës së mjekëve të cilët i kthyen asaj jetën në bazë të transfuzioneve të gjakut në mënyrë emergjente.

Nëna e saj shprehet se nuk e harron atë moment kur pa fëmijën e saj të parë të lindte i bardhë si një letër dhe nuk arrin ti besojë syve se fëmija u normalizua menjëherë pas marrjes së gjakut.

Nëna e re Luise, kishte tre ditë që nuk e ndiente fëmijën e saj dhe u nis urgjent për në spital ku mjekët e operuan urgjent duke bërë të mundur shpëtimin e të dyjave.
Hemoglobina e vogëlushes ishte 3dm/gl në vend të 18 dm/gl që duhet të ishte.

Kjo anemi ishte e pazakontë, pasi raste të tilla ndodhin kur ka çarje të placentës ose mos papajtueshmëri të gjakut të nënës dhe fëmijës.

Dhe mjekët ishin hutuar nga ky rast pasi nuk kishte asnjë shenjë hemoragjie as para dhe pas operacionit.

Më pas përmes shumë testeve u zbulua se foshnja kishte humbur gjak direkt nga qarkullimi i gjakut të nënës së vet.

Tani nënë e bijë janë për merekulli.
Ndaj mjekët shprehen se lëvizja e fëmijës është shumë e rëndësishme dhe ata shprehen se nëna duhet t'i besojë instikteve të veta dhe për gjënë më të vogël t'i drejtohen spitalit.

KOMENTE