Kujdesi duhet në maksimum kur vendosni për të blerë peshk pasi aq i mirë është por dhe aq i rrezikshëm është kur nuk është i freskët.
Duhet të tregoni shumë kujdes kur blini peshkun. Ndonjëherë peshku është i ekspozuar ndaj dritave të forta dhe herë pas here freskohet me uje të kripur, që të duket më i shndritshem nga ç’është. Nëse nuk jeni në gjendje të gjykoni mbi freskine e tij, orientohuni të peshku i ngrirë, që mund të konsiderohet më i freskët. 2 orë pasi peshkohet ai pastrohet dhe ngrihet në temperaturë -18 gradë C, që lejon konservimin. Përpara se ta gatuani është e nevojshme ta shkrini me ngadalë, që të mos humbisni disa nga elementet ushqyese të tij.
Gjithmone duhet të bëni kujdes:
1. Lëkura duhet të jetë e tendosur dhe pa ngjyrime grit në të verdhë.
2. Sytë duhet të jenë të tejdukshem.
3. Velëzat duhet të jenë të kuqe dhe bëhen ngjyrë kafe kur nuk është më i ngrënshëm.
4. Peshku i sapopeshkuar brenda 24 orëve, mban era det dhe alga dhe nuk ka erë te keqe. Me pas ndryshon dhe mban atë eren karakteristike të “peshkut”.
5. Pamja e tij duhet të jetë e plote dhe mishi duhet te duket i fortë. Luspat janë të shndritshme dhe të ngjitura mirë pas trupit.