English

Femrat më urrejnë për bukurinë time

Samantha Brick është një grua që gjithmonë është respektuar nga seksi mashkull por ka sjellë xhelozi te femrat.

Ajo tregon mjaft raste të saj kur meshkuj që nuk i ka njohur, kanë paguar biletën për të, kur ka qënë në radhë, apo në avion i është ofruar shishe shampanjë nga piloti, në restorant i është paguar ushqimi.

Dhe gjithmonë kur ka kërkuar arsyen e këtyre sjelljeve, përgjigjia ka qenë e njëjtë: paraqitje e bukur në veshje dhe buzëqeshja e saj ua bënin ditën me fat.

Ajo ka qënë një grua e thjeshtë, serioze në punë dhe e përkushtuar ndaj punës.
Ajo është e martuar me francezin Pascal Rubinat dhe ai ndihet i lumtur dhe krenar kur dëgjon apo sheh këto sjellje të meshkujve të tjerë.

Por përveç këtyre të mirave ajo ka patur probleme në punë përsa i përket femrave të tjera.

Ajo në punët e saj që niste menjëherë tërhiqte vëmendjen e meshkujve gjë që i bënte femrat e tjera të ishin xheloze.
Ajo vishej thjesht, nuk pinte cigare dhe shumë rrallë hante çokollatë.

Madje njëherë në një nga punët e saj, shefja e saj ishte femër dhe çdo gjë shkonte shumë mirë, por kur ajo pas një viti filloi të shtonte në peshë isnsitoi që ta hiqte nga puna duke thënë njëmijë arsye.

Pas mbledhjes asgjë nuk doli gabim në punën e saj, por një mike e saj i tha se shefja ishte bërë xheloze pasi meshkujt e punës kishin hedhur vëmendjen tek Samantha dhe ajo ndihej xheloze.

Tani ajo është 41 vjeç dhe shpreson që inatet e femrave të bien, pasi nuk ka asgjë të keqe në buzëqeshjen dhe sjelljen e saj. Ajo është e tillë dhe mjaft e sjellshme. Ato duhet ta pranojnë atë ashtu si është.

KOMENTE