English

Operohet fëmija me gojë ujku dhe buzë lepuri në spitalin Nënë Tereza

Një fëmijë room është operuar në spitalin "Nënë Tereza" në Tiranë, pasi kishte lindur me gojë ujku dhe buzë lepuri.

Ai ishte braktisur nga nëna e tij që në lindje dhe ishte rritur nga gjyshja e tij por për shkak të gjendjes ekonomike ajo nuk e kishte vizituar asnjëherë te mjeku.
Por ka qenë psikologja e një shkolle në Shkodër, e cila ka parë fëmijën dhe ka kërkuar ndihmën në poliklinikat e qytetit për të kryer analizat. Psikologja Antonieta Pero është paraqitur në QSUT ku ka kontaktuar me mjekët dhe Drejtorinë e Spitalit dhe ku ka kërkuar ndihmën nëse një rast i tillë mund të trajtohej. Ndërsa ka marrë konfirmimin nga drejtori i QSUT-së, z. Saimir Ivziku dhe mjekët e shërbimit Maksofacail, Romeo gjatë ditës së sotme ka kryer ndërhyrjen, e cila ka rezultuar e suksesshme.

Drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku për mediat shqiptare është shprehur:

“Ne i kemi kushtuar një vëmendje maksimale këtij rasti, duke qenë sa ka pa pasur edhe shumë probleme të tjera sociale. Ndërhyrja ka dalë më sukses ndërkohë që deklaroj se ne vazhdojmë të japin shërbimin maksimal për të gjithë pacientët si në këto raste edhe në shërbimet e tjera që ofron QSUT”
Por shefi i shërbimit Maksofacial, Ramazan Isufi ka pohuar se ishte një rast i vështirë pasi këto operacione kryhen deri në moshën 6 mujore dhe ndiqen rregullisht deri në moshën 20 vjeçare kur fytyra merr formën e saj të plotë

“Ishte një fëmijë i lindur në buzë, një fëmijë me probleme sociale, i cili u paraqit tek ne nga një psikologe e shkollës, e cila mori konfirmimin tonë për kryerjen e kësaj ndërhyrjeje. Sot u krye kjo ndërhyrje e gjatë prej më shumë se katër orë dhe rezultoi e suksesshme"

KOMENTE