Boris Tadiç ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë, njoftojnë mediat serbe në një konferencë për shtyp, që ka dhënë ai.
Arsyeja që ka shprehur Tadic ështe pasi dëshiron të shkurtojë mandatin e tij presidencial, në mënyrë që të bëhet e mundshme mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi më 6 maj.
Gjithashtu u shpreh se do i dërgojë një letër kryetares së Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiç Dejanoviç, për qëllimet që ka i meqëllim që të fillojnë veprimet ligjore për sigurimin e proçesit zgjedhor.
Ai dëshiron të kandidojë për president dhe shpreson fitore të thellë në zgjedhjet e ardhshme.
Ai është shprehur: "Unë jam duke ofruar rrugën e integrimit evropian. Unë do të kandidoj në atë zgjedhje me optimizëm për shkak të tendencave pozitive në vendin tonë."
Mandati i tij si president skadonte në shkurt 2013 dhe tani kompetencat e presidentit i merr kryetarja e kuvendit Sllavica Gjukiç Dejanoviç.