English

Reforma zgjedhore biseda kyç në takimin Haxhinasto - Wollfarth

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto priti sot kreun e Pranisë së OSBE në Shqipëri, Ambasadorin Eugen Wollfarth.

Dy bashkëbiseduesit diskutuan për reformat, ecurinë e tyre të deritanishme dhe progresin e arritur.

Në veçanti, z. Haxhinasto dhe z. Wollfarth e përqëndruan bisedën tek reforma zgjedhore. Lidhur me këtë çështje, Ministri Haxhinasto theksoi se progresi në këtë drejtim do të jetë shumë i rëndësishëm. Ai theksoi rëndësinë e përfundimit në kohë të kësaj reforme.

Ministri Haxhinasto shprehu vlerësimin se edhe kontributet ekzistuese të pranisë së OSBE në Shqipëri, ndikojnë drejtpërdrejtë në afrimin e Shqipërisë në BE.

KOMENTE