English

Postieri që ka frikë nga macja

Postieri ka refuzuar të shpërndajë postën pasi është sulmuar dhe gërvishtur nga një mace.

Zoti Wilkinson, 46 vjeç, u shokua kur ai mori një letër nga Royal Mail ku informohej se macja e tij kishte vënë në rrezikk shëndetin e postierit duke e gëvishtur atë ndërsa ai ishte duke vënë postën përmes letterbox.

Royal Mail pohos se posta nuk do të shpërndahet deri sa i zoti i maces të marrë masa për të mos rrezikuar jetën e postierëve.

Në fakt nuk ishte hera e parë që macja bënte këtë punë, por ishte postieri i tretë që i ndodhte kjo gjë.

Z. Wilkinson, një analist kompjuteri, tha: 'Është krejtësisht qesharake.
"Gjithkush në punë mendon se ajo është për të qeshur, duket sikur macja rri prapa derës me një kallashnikov.

Ai shpjegos se ajo asnjëherë nuk ka sulmuar ndonjëherë ndonjë person, e shumta që mund të bëjë luan me këmbët kur miqtë vijnë në shtëpi. Ajo absolutisht është e padëmshme, kjo është plotësisht qesharake. Macja ime është plotësisht inteligjente.

Megjithatë z. Wilkinson ju desh të shkonte të merrte postën vetë, pasi postieri nuk mund të shkonte derisa ai të krijonte kushte sigurie për postierin.

KOMENTE