Një tifoz i çmendur i golfit Russ Berkman ka qënë mjaft i dëshpëruar pasi qeni i tij i ka ngrënë 4 biletat e tij që kishte fitur për të hyrë në një turne prestigjoz të golfit.
Por ëndrra e tij e madhe nuk mund të mos realizohej. Ai më pas i ka dhënë qenit të tij peroksid hidrogjeni me qëllim që qeni të villte pa arritur tretjen e letrës në bark dhe kështu ndodhi.
Më pas z. Berkman ka arritur që me copat e vogla të nxjerra përmes të vjellave të qenit, të formojë 4 biletat e tij për në llotarinë e golfit.
Pastaj, kur ai kontaktoi Augusta National Golf Club për të shpjeguar situatën, ata i ribotuan biletat e tij.
Ai është shumë i lumtur që do të marrë pjesë