English

Shoqëria civile partnere për një Shqipëri të gjelbër shprehet, Rama (VIDEO)

788
Në vijim të diskutimit të shtyllave kryesore të programit “Për një Rilindje Shqiptare” është mbledhur sot pasdite tryeza e grupit të punës për mjedisin. Të pranishëm në tryezë ishin ekspertë për çështjet mjedisore si edhe përfaqësues nga shoqëria civile e grupet e interesit. Kryesocialisti Rama në fjalën e tij theksoi se mbi çështjen e mjedisit nuk mund të pritet gjatë, dhe se ndërhyrja duhet të jetë emergjente me masa të rrepta. Rama kërkoi një moratorium në të gjitha fushat ku mjedisi ka arritur fundin pasi këto çështje duhet të shihen si “një betejë qytetërimi”. Sipas kreut socialist importi i plehrave nuk mund të tolerohet më, sepse tha ai, aktualisht Shqipëria nuk ka zgjidhur çështjen e plehrave të veta. Rama nënvizoi gjithashtu se duhen politika ripërtëritëse mjedisore si dhe një bashkëveprim ekonomi-mjedis që të ndalet rrënimi mjedisor.

KOMENTE