409 e familje të pastreha përfitojnë kredi të zbutura nga Bashkia e Tiranës.Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak janë miratuar dy projektvendime me listat e përfituesve, ku projektvendimi i parë me 184 emra është miratuar unanimisht, ndërsa projektvendimi me 225 emra të tjerë është miratuar vetëm nga mazhoranca, pasi opozita ka kundërshtuar me pretendimin, se kjo liste eshte hartuar nga administrata Basha, duke përfshire në të emra militantësh te Partisë Demokratike, ku ndër to radhitet edhe emri i Agim Llupos, i akuzuar për vrasje në protesten e 21 janarit.