English

A duhet të krijojë fshatari kooperativat dhe cilat janë përfitimet? (VIDEO)

Ligji i qeverisë, që u jep fermerëve të drejtën juridike, për të ngritur kooperativa të përbashkëta mbi një bazë ligjore deri tani të munguar, ka hapur në Parlament debatin sesa shteti duhet të ndihmojë fermerët.
792

"Këtij projektligji i mungon thelbi i politikave komunitare për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, që janë incentivat. Çfarë jep qeveria për të stimuluar bashkëpunimin bujqësor ndërmjet fshatarëve? Fermerët europiane, sigurisht bashkohen në shoqëri bashkëpunimi bujqësor, sepse Bashkimi Europian i stimulon me kredi, subvencione, me politika që garantojnë planifikim të prodhimit dhe garanci të tregut. Po fshatari shqiptar, përse të bashkohet në një shoqëri bashkëpunimi bujqësor? Kjo është pyetja që nuk merr përgjigje në këtë projektligj. Edhe vetëm, edhe më te tjerë, në një shoqeri bujqësore naften, plehrat, farat, inputet bujqësore do t’i blejë me të njëjtin çmim" u shpreh Taulant Balla

KOMENTE