Së shpejti do të shohim dhe një film tërësisht shqiptar i zhanrit XXX.
Erioni një djalë 25 vjeçar i cili ka rolin e regjisorit zbulon disa detaje rreth këtij filmi.
Filmi është i ndarë në tre pjesë, ku secila prej tyre është 20 minuta. Xhirimet janë bërë në vende të ndryshme dhe filmi ka një skenografi shumë të bukur.
Intervista e dhënë për panoramën e Erjonit:
-Erion, ju fillimisht jeni marrë me bodybuilding ndërsa më vonë keni filluar si stripman, si të ka lindur dëshira për të filluar këtë profesion?
Në 2005 fillova të bëja stërvitje dhe mora pjesë në shumë gara të bodybuilding në Shqipëri, më pas kam jetuar për rreth 6 muaj në Gjermani, ku pashë strip për herë të parë e më lindi ideja që dhe unë të bëhesha një strip man. U ktheva në Shqipëri dhe fillova sërish stërvitjen. Fillova të shihja në youtube se si performonin grupe të mëdha strip dhe ushtroja në shtëpi. Një ditë të bukur më erdhi dhe mua mundësia për t’u bërë një stripman.
-Na trego cilat kanë qenë hapat e parë në këtë punë dhe kush ju ka shtyrë të merreni me striptizëm?
Hapat e parë filluan në mars të 2008-s, ku një mik më thotë që jemi të ftuar në një nga club-et e Shqipërisë për të performuar në pozimet e bodybuilding. Duke qenë se jam një tip ekspresiv dhe një pozues shumë i mirë, pranova që të shkonim në atë mbrëmje. Ishte një mbrëmje plot emocion dhe mjaft e bukur.
-Po më pas si vazhdoi dëshira për të punuar në këtë profesion?
Mbas një muaji më vjen një telefonatë, por këtë radhë nga një balerin me emrin Gjergji, i cili më thotë që është një festë beqarie dhe duan që të pozosh për ata. Ok i them, shumë mirë do të vij. Dhe kështu fillova të bashkëpunoja me Gjergjin për disa kohë, ku dhe performanca ime në strip filloi të përmirësohej dita-ditës më shumë.
-Cila ka qenë performanca jote e parë si stripman?
Performanca e parë si një stripman, ku zhveshja dhe sensualizmi shkon në limitet e saj, ka qenë në sezonin e verës së 2010-s, ku isha i ftuar në një club në Shqipëri që organizohej një festë beqarie dhe atje kam punuar pothuajse gjithë sezonin e verës.
-Momentalisht me çfarë merresh, cilat lloje të organizimeve preferoni si staf?
Aktualisht po merrem me disa organizime, ku tashmë punoj si staf, ku janë dy balerina dhe unë. Stafi i ‘’Stripman Albania Erioni Show’’ organzion party të ndryshme si ditëlindje, festa beqarie, lady night, në performancat e kërcimit strip dance, lap dance, si dhe belly dance, ku do të ketë performancë nga dy balerinat.
-Erion, ju keni xhiruar edhe një film porno, të parin në Shqipëri, mund të na flisni më shumë rreth këtij projekti?
Filmi është i ndarë në tri pjesë nga një çift secila, çdo pjesë zgjat 20 minuta, të tri pjesët janë vende xhirimi në ambiente të ndryshme, skenografia është shumë e bukur, pasi çdo pjesë ka një fillim të bukur dhe situata të ndryshme.
-Na rrëfe sfidat që ke kaluar për të realizuar filmin, si ju erdhi ideja?
Si fillim, kur mendova që të realizoja një film porno, mendova se si do të gjeja elementet, si do të gjeja sponsorat, fillova të shkruaja në word çdo detaj dhe kostoja më doli disi e lartë dhe pa ndihmën e sponsorave nuk munda ta bëja.
Kështu, projektin që unë e kisha mbaruar, e prezantova në disa televizione dixhitale shqiptare, dhe njëri prej tyre e pranoi dhe ramë dakord që të bashkëpunonim, dhe televizioni në fjalë mori përsipër blerjen e filmit.
-Regjisori i filmit cili është?
Vetë i kam bërë të gjitha. Unë jam marrë vetë me çdo gjë, duke filluar nga gjetja e elementeve që janë 3 djem dhe 3 vajza.
-Janë shqiptarë të gjithë protagonistët?
Po, janë shqiptarë.
-Një pyetje e fundit, si është të bësh seks para disa njerëzve?
Të bësh seks në intimitet është diçka e bukur dhe bën lirshëm çdo veprim, por elementet që janë pjesë e filmit janë po aq të lirë sikur janë në intimitet. Dhe në fakt, gjatë xhirimit të duket sikur je vetëm me partneren. Edhe kolegët e mi e kanë pasur me qejf të bëjnë diçka të tillë dhe mezi kanë pritur që t’u jepej një mundësi për të realizuar dëshirat e tyre dhe gjatë xhirimeve kanë qenë mjaft të qetë të gjithë.