Ishte akuzuar për gati 2 vjet për dhunë seksuale sepse kish puthur një 20 vjeçare në buzë, ndërkohë asnjë nga akuzat nuk është vërtetuar. Punëtori shqiptar 26 vjeç u njoh i pafajshëm sepse fakti nuk ekziston. Prokuroria kishte kërkuar dy vjet heqje lirie, gjë që gjykata e hodhi poshtë për mungesë provash.
Ngjarja është e tetorit 2010, por 26-vjeçari shqiptar ka mohuar gjithnjë versionin e akuzueses. Sipas tij, kishte qenë mik të kunati kur ishte zgjuar natën nga zëri i lartë i fqinjës në katin e mësipërm. Ishte ngritur dhe i kishte trokitur në derë për t’i kërkuar të mos bërtiste sepse të nesërmen duhej të ngrihej herët e të shkonte në punë. Ka thënë gjithnjë që nuk kishte hyrë në shtëpi të saj e nuk e kishte puthur.
Ndërsa versioni i vajzës ishte krejt ndryshe:
Sipas saj, që ishte duke u zënë me të fejuarin në telefon, kur kishte dëgjuar që i binin me insistim derës së shtëpisë kishte shkuar ta hapte.
26-vjeçari, që ajo nuk e njihte, i kishte hyrë në shtëpi, madje i kishte kërkuar edhe numrin e telefonit por ajo nuk ia kish dhënë. Ndërkaq kisshte marrë sërish në telefon të fejuarin për t’i thënë që të kthehej e ndërsa po e nxirrte shqiptarin nga apartamenti i saj, ky e kishte puthur në buzë.