English

Qeni copëton fytyrën e 5 vjeçares, ndërsa ajo po luante në oborr

Vajza 5 vjeçarre ishte duke luajtur trampolin dhe lojra të tjera në oborrin e pasmë të mikes së saj kur një qen kërceu nga gardhi dhe iu vërsul vajzës duke e bërë copë në fytyrë.

Prindërit e saj vrapuan menjëherë dhe e çuan në spital për të ndaluar gjakun që rridhte në fytyrë dhe pas 2 orësh operacioni mundën që të shihnin fyyrën e vajzës përsëri.

Por disa plagë nuk do të hiqen shprehen mjekët pasi shumë nerva ishin shkatërruar rreth hundës dhe nuk mundën që t'i fiksonin ato në mënyrën e duhur.

Pronari i qenit është arrestuar për mbajtjen e një qeni të rrezikshëm dhe nxjerrjen në ambiente publike.

Ndërsa prindërit e vogëlushes nga Great Notley, Essex, janë shprehur se rregullat për licensimin e mbajtjes së qenve duhet të jenë më të forta.

KOMENTE