Një avion F-18 i Marinës i pilotuar nga një student është rrëzuar në periferi të Virginia Beach mbi një zonë të banuar.
Por mrekullisht, nuk ka pasur viktima të raportuara vetëm dëme materiale dhe shtëpi të dëmtuara. Dy anëtarët e ekuipazhit u nxorrën nga F/A-18D pasi ai ra në tokë.
Pesë civilë, si dhe dy pilotët, të cilët ishin një nxënës dhe një instruktor, u dërguan në një spital aty pranë për t'u trajtuar, por plagët e tyre nuk kanë qenë serioze dhe të gjithë, kanë dalë nga spitali.
Fotografitë paraqesin tablo të ndryshme, duke treguar tym që ngrihej nga shtëpitë e shumta të shkatërruara si dhe trupi i avionit të rrëzuar.