English

E ardhmja e stomatologjisë. Dhëmbi brenda një ore gati

Në fushën e stomatologjisë janë duke ndodhur ndryshime të mëdhaja dhe me hapa të shpejtë.

Këto ndryshime janë nga një pamje 3D me rreze X që zbulojnë çdo lloj dëmtimi sado të vogël dhe deri tek vendosja e kurorës së dhëmbëve pa patur nevojë për një të përkohshme.

Deri tani për të marrë formën e dhëmbëve duhej një formë plasteline dhe një durim nga ana e pacientit, dhe që zgjaste disa ditë për të pregatitur dhëmbët e rinj.

Ndërsa tani do të kryhet nëpërmjet një drite blu dixhitalizuese. Pastaj, forma dixhitale i dërgohet me e-mail një laboratori që brenda një ore prodhon dhëmbët sipas formës së dhënë, ndërsa pacienti është duke pritur në zyrën e dentistit.

Kjo është e ardhmja në stomatologjisë tani.

Houston të Teksasit është zhvilluar një konferencë në fushën e stomatologjisë ku shkencëtarët treguan përdorime të reja të rrezeve laser në stomatologji për mbylljen e plagëve në mishrat e dhëmbëve duke pakësuar kohën e shërimit.

Gjithashtu dentistët gjithashtu do të jenë në gjendje të kryejnë analiza të ADN-së së pështymës që mund të diagnostikojnë kancerin e gojës, sëmundjet periodontale, virusin HPV dhe madje edhe kancerin e gjirit. Disa nga këto kërkime janë duke u kryer në laboratore në Houston, Teksas.

KOMENTE