Serena van der Woodsen në filmin e saj të ri paraqet një rol të ndryshëm nga karakteri i saj që frekuentonte një shoqëri të lartë.
Në këtë film bashkë me dy aktorët e tjerë Aaron Johnson dhe Taylor Kitsch përcjellin një film ku janë të ndërthurura tema e dashurisë dhe ajo e biznesit të pistë por mjaft fitimprurës.
Të dy aktorët luajnë rolin e dy pesonave kultivues droge dhe Serena është e dashura e të dyve. Por kur çdo gjë shkon mirë, dikush që është konkurrent me ta kërkon t'i eleminojë dhe në pamundësi, godasin pikën e tyre të dobët duke i kapur të dashurën e tyre që e torrturojnë... Përfshihet policia, zbullohel lidhje të tjera mafioze dhe kështu vazhdojnë ngjarjet në këtë histori mafiozësh duke e bërë një film triller.