English

Rregullat më esenciale për shëndetin e femrës

Dashuria e parë, përvoja e parë seksuale detyrimisht ju shpiejnë edhe drejt takimit të parë me gjinekologun. Një vendim i këtillë nuk është i lehtë. Më së miri është që të bisedohet me mjekun haptazi pa turp për gjithçka që i intereson vajzës së re.

Disa nga pyetjet më të shpeshta në lidhje me mestruacionet:

• Sa zgjasin mestruacionet normale?
Zakonisht ato zgjasin 4 - 6 ditë dhe humbja e gjakut është rreth 36 ml ( sa një filxhan kafeje). Humbjet normale të gjakut sillen rreth 10 dhe 200 ml. Nëse gjakderdhja është gjithnjë e madhe, më së miri është të këshilloheni me gjinekologun, ngase mund të paraqitet ndonjë anemi . Për të penguar aneminë , me siguri mjeku do t'ju këshillojë të përdorni preparate hekuri dhe vitamin B.

• A është i dëmshëm sporti në kohën e mestruacioneve?
Përkundrazi, është shumë i dobishëm. Aktiviteti fizik nxit krijimin e endorfinës, materie që e zvogëlon dhimbjen, e me këtë lirohen muskujt e barkut, shpindës, gjë që ato ditë janë të shtrënguara.

• Ç'duhet të hamë kur jemi me mesturacione?
Me gjakderdhje, organizmi humb albuminet, lëngjet dhe hekurin, prandaj është me rëndësi të ushqyerit e mirë. Mirë është të hahet mish, vezë, prodhime qumështi, të hahet ushqim me albumine dhe të pihet shumë ujë. Janë të preferueshme lëngjet e pemëve sidomos nga agrumet që përmbajnë vitamina C e cila ndihmon organizmit në thithjen e hekurit nga ushqimi.

• A mund të përdorë tamponë një vajzë e virgjër?
Po, ngaqëe cipa e virgjërisë (hymeni)nëpër të cilën rregullisht rrjedhin mestruacionet, është mjaft elastike dhe nuk e pengon vendosjen e tamponeve në vaginë.

• A mund të shkaktojnë dëme tamponet?
Nëse i përmbahet vajza rregullave dhe i ndërron, jo. Sipas disa studimeve në SHBA, tamponet janë të dobishme për shëndet si dhe për disponim të mirë të femrës gjatë kohës së mestruacioneve.

• Kur është koha për pilula kontraceptive?
Atëherë kur mardhëniet seksuale bëhen të rregullat. Mund t'i përdorin edhe adoleshentet nëse kanë marrëdhënje të rregullta seksuale. Kjo nuk ka pasoja të dëmshme, madje edhe i mjekon "puçrrat". Vetëm vajzat që vuajnë nga epilepsia, apo që kanë probleme me veshkat, mëlçinë si dhe qarkullimin e gjakut nuk guxojnë t'i përdorin këto preparate. Për të gjitha femrat vlen rregulli: së pari duhet bërë analiza e gjakut e pastaj vjen koha e këtyre preparateve.

Çfarë nuk guxon të harrojë femra

Që nga mosha 20 vjeçare, femra duhet të bëjë rregulisht vizita gjinekologjike. Me këtë mund t'i shmanget shumë sëmundjeve. Ja çka nuk guxon të harroj një femër:
-Vizita te gjinekologu, është mirë të kryhet një herë në vit, në kohën mes dy mestruacioneve. Gjatë secilës vizitë duhet kontrolluar edhe gjendja e gjinjve. Një herë në dy vjet duhet bërë eko abdominale për të konstatuar strukturën e mitrës, të vezoreve dhe të zbulohen trashjet eventuale të indeve të cilat mund të mos i diktojë mjeku gjatë kontrollit rutinor.
-Pap testi, është ekzaminimi i qafës së mitrës në mënyrë që të zbulohen tumoret e hershme.Me ndihmën e tamponit vaginal, gjinekologu, pa dhimbje merr sekrecionin e mitrës dhe më vonë me analizë laboratorike vërtetohet se a ekziston apo jo ndezja e ndonjë qelize jonormale. Paptesti është mirë të bëhet te femrat një herë në vit.
-Vet-shikimi i gjinjëve, preferohet një herë në muaj. Një javë pas mestruacioneve dhe kjo shërben për të zbuluar ndonjë gungëz të vogël nën lëkurë të gjirit. Në të shumtën e rasteve gungëzat nuk janë të rrezikshme, por mjafton si shenjë alarmi që ta vizitoni specialistin. Si bëhet kjo? Qëndroni në këmbë, dhe ngritji dorën lart. Me dorën tjetër prekeni me mesin e gishtërinjëve gjirin përreth. Vazhdoni njëlloj edhe me gjirin tjetër. Gjinjtë e shëndoshë kanë konsistencë homogjene. Nëse dyshoni diçka, menjëherë duhet të shkoni te mjeku.

KOMENTE