Besimtarë të shumtë janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan gjatë Meshës së Pashkëve që udhëhiqet nga Papa Benedikti XVI, të dielën, 8 prill 2012. Papa Benedikti i XVI në mesazhin e tij të dielën e Pashkëve ka bërë thirrje regjimit sirian që t'i vërë veshin thirrjeve ndërkombëtare për t'i dhënë fund gjakderdhjes dhe të angazhohen për dialog. Pas festimit të Meshës në Sheshin e Shën Pjetrit, Benedikti shprehu shpresë se gëzimi i Pashkëve do ngushëllojë bashkësitë e krishtera që vuajnë për shkak të besimit të tyre. Ai denoncoi sulmet terroriste në Nigeri që kanë goditur të krishterët dhe myslimanët ashtu dhe u lut për paqe. Papa luftoi me ngjirurit e zërit gjatë Meshës para një turme prej më shumë se 100.000 besimtarë. Vetëm disa orë më parë, ai kishte mbajtur për rreth tre orë vigjiljen e natës së Pashkëve brenda Bazilikës së Shën Pjetrit.