Andrea Papa 45 vjeç ka qëlluar disa herë me një armë zjarri gjahu në drejtim të banesës së fqinjit të tij shtetasit O. Xh., 59 vjeç duke e plagosur rëndë.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në fshatin Cerkovic të rrethit Sarandë.
Policia e qytetit të Sarandës ka arrestuar 45 vjeçarin me akuzën vrasje e mbetur në tentativë dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Ndërkohë materialet për Andrea Papa i kanë kaluar prokurorisë së rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive"