English

Diplomacia e Kosovës nuk po e kryen si duhet punën e saj shprehet Hyseni

Pak kohë më parë ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj paralajmëroi se gjatë muajit mars do të ketë një seri njohjesh për Kosovën si shtet i pavarur.

Por me sa duket marsi iku dhe paralajmërimi ka qenë jo rezultativ.
Ish-kryediplomati i parë i Kosovës, Skënder Hyseni lidhur me këto paralajmërime, është shprehur se janë jo serioze, gjërat ndodhin pastaj duhet të thuhen.

“Është koha e fundit që diplomacia e Kosovës të koordinohet sepse është totalisht e çakorduar, është totalisht e shpërndarë. Ajo duhet të koordinohet përfundimisht dhe me partnerët kyç në botë duhet të nis fushata të mirëfillta. Jo fushata sa për zhurmë, jo fushata sa për konsum publikë, jo fushata sa për të qenë. Paralajmërime të tilla po vijnë për shkak se aktualisht diplomacia e Kosovës nuk po e kryen si duhet punën e saj." ka thënë Hyseni.

KOMENTE