Fotografi i cili është autorizuar për të marrë fotot e dasmës e Kate Middleton dhe Princit William i ka quajtur ato "Njerëzit më të sjellshëm", duke thënë se ishte një nder të punoje me ta.
Hugo Burnand shtoi se të gjithë mund të bëjmë më pas shembullin e tyre të sjelljes.
Ai i tha Bang ShowBiz: "Princi William dhe Catherine janë njerëzit më të sjellshëm, fantastikë dhe shumë të mirë. Ishte një privilegj që punova me ta. Njerëz të mirë, ata kanë mirësi të tillë dhe sjellje të mira. Nëse të gjithë do të ishin si ata jeta do të ishte një ëndërr".
Ai shtoi: "Fotografia ime e preferuar ishte ajo ku ishin ulur në shkallët në dhomën e fronit me të gjitha shoqëruesit e çiftit rreth tyre dhe ne kishim për të transmetuar çdo fjalë të tyre.
"Çdo gjë ishte organizuar në mënyrën perfekte pasi kishim kohë që merreshim me të, dhe gjërat rridhnin ashtu si ishin planifikuar. Ishte një mrekulli"
Çifti shënon përvjetorin e tyre të parë më 29 prill dhe ajo nuk është akoma shtatzënë edhe pse shumë fjalë qarkullonin në media.