Rudi Vata është shkarkuar ngo posti i tij si drejtues i Vllaznisë në Shkodër.
Ai ka qënë i ftuar në emisionin “Ora sport debat” dhe atje ai ka shprehur deklaratën e tij ku sipas KF “Vllaznia” ishte jo profesionale, me tendencë të dëmtojë ekipin e Vllaznisë.
KF Vllaznia ka reaguar me një deklaratë kundërshtuese dhe sqaruese:
“Kjo është një deklaratë e përgatitur në kushtet e një dëshpërimi të thellë në dështimin e tij si trajner i KF Vllaznia sh.a. dhe të objektivave që kishte si trajner. KF Vllaznia sh.a. hedh poshtë me përbuzje të gjitha shpifjet e z. Vata, të cilat nuk kanë asnjë bazë vërtetësie”.
trajnerit Rudi Vata, i është lënë dore e lirë vendimmarrje në drejtimin e skuadrës, në përzgjedhjen e stafit të tij dhe të lojtarëve duke i plotësuar maksimalisht kushtet optimale të punës dhe kërkesat e realizueshme.
Z. Vata ka gëzuar realisht dhe publikisht mbështetje dhe besim të plotë në çdo vendimmarrje të tij nga të gjitha nivelet e Klubit. Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nuk është punuar për të cënuar punën e tij. Në të gjitha rastet kur kemi konstatuar probleme gjykimi jo profesional nga ana e gjyqtareve në ndeshjet e Vllaznisë, është reaguar zyrtarisht në mënyrë institucionale përmes ankesave depozituar në Federatë dhe takimeve me drejtuesit më të lartë të FSHF-së"
Në këtë mënyrë KF Vllaznia ka kërkuar që ai të tërheqë të gjitha ato që deklaroi në emision pasi nuk qëndrojnë.