Më në fund bashkia e Tiranës ka vendosur të kompesojë taksën e pastrimit 800 familjeve të Tiranës.
Ajo ka njoftuar që të gjithë ata persona të interesuar të paraqiten pranë zyrave të ujësjellës-konsumator në disa pika:
sheshi Willson, “Mine Peza”, “Ali Demi” dhe te drejtoria e përgjithshme e UKT, pasi kompesimi do të fillojë që nga muaji janar.
Përpara se të paraqiteni kushështë i interesuar duhen këtë dokumenta me vete:
- Çertifikatën familjare, me kushtin që të jenë kryefamiljarë dhe pa persona të tjerë madhorë, përveç bashkeshortit ose bashkëshortes.
- Librezën e veteranit ose invalidit të luftës, statusin e invalidit të punës, statusin e të verbrit, të sëmurëve Paraplegjikë e Tetraplegjikë, librezën e pensionit dhe vërtetimin nga Njësia Bashkiake për përfituesit të ndihmës ekonomike.
Përfituesit janë:
Pensionistët
- Veteranët
- Invalidë të luftës dhe Punës
- Përfituesit e ndihmës ekonomike
- Të verbërit
- Të sëmurët Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë