Për një person që ble një makinë 100 000 euro me siguri do të kërkojë kudo që të jetë një vend të sigurt për parkimin e makinës së tij.
Mario Falcone është njëri prej tyre që vitin e kaluar ka blerë Audi Spyder R8 të bardhë por që nuk e ka problem dhe ta përplasë makinën me murin e tullave.
Kjo i ka ndodhur atij pas stërvitjes në palestër me shokët e tij, ku qeshën dhe kaluan shumë mirë dhe kur u larguan nga palestra ai mori makinën e parkuar diku në oborr.
Por gjatë pëpjekjes për ta kthyr që të ikte ai i ka rënë një muri me tulla që për momentin e ndryshoi fytyrën e tij. Por kur e kuptoi se kamera ishte duke xhiruar ai filloi të qeshte përsëri sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Por ai dhe mund të ishte duke xhiruar serinë e pestë për TOWIE e cila kthehet në ekranet tona këtë të dielë.