English

Miratohet ligji për mbrojtjen e të dhënave personale

Komisioni për Integrimin Evropian shqyrtoi dhe miratoi dje projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 8987, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit miratuan me konsensus ndryshimet në ligj, i cili vendos rregulla të qarta për institucionet, si dhe organizatat shtetërore e private që përdorin informacionin personal (të dhëna personale) . Ky projektligj u jep të drejtën individëve që të zbulojnë ç’po ndodh me të dhënat e tyre personale dhe të kërkojnë ndërhyrjen e Komisionerit, nëse shkelen ato.

Në zbatimi të këtij ligji dhe ndryshimeve të paraqitura sot, institucioni i Komisionerit, një institucion i pavarur siguron kompetencat e mjetet, si financiare ashtu edhe në personel, në funksion të zbatimit të rregullave për përpunimin e të dhënave personale të individëve.

KOMENTE