Jenny Fizgerald 42 vjeçare, nënë e dy fëmijëve pasi ka parë dasmën e Kate dhe princit Uilliam dhe saktësisht Pipa Midelton, u betua në veten e saj se do të rregullonte trupin e saj pasi nuk i pëlqente, të pasmet e saj ishin shumë të sheshta.
Pasi e gjithë bota fliste për trupin perfekt të Pipa-s.
Ajo drejton një linjë veshjesh dhe pas vendimit që morri u fut në internet duke kërkuar një kirurg që do të merrte përsipër të realizonte dëshirën që ajo kishte.
Pas disa kohësh ajo gjeti kirurgun Dr Constantino Mendieta, i cili pasi e takoi atë, i shpjegoi procedurën e realizimit e cila kushtonte 10 000 dollarë.
Por para se të futej në thikë ajo duhej të hante më shumë për të vendosur më shumë dhjamë i cili do të merrej nga pjesa e barkut dhe do të vendosej në të pasmet e saj. Pas disa muajsh, përpjekjesh ajo kishte një trup perfekt madje që ngjante majaft në shumë gjëra me të Pipa-s.
Dhe pas 3 muajsh operacioni ajo ka gjetur dhe dashurinë e saj të re, 43 vjeçarin Carlos i cili drejton një kompani të mjeteve të rënda.
Ata shumë shpejt do të martohen dhe ai ndihet i lumtur që ka gjetur Jenny-n