English

Proçeduarat kozmetike mund të çojnë në krizë identiteti

Kirurgjia plastike që në mënyrë drastike e ndryshon pamjen e një personi mund të ketë efekte të dëmshme për sensin e tyre të identitetit.

Psikologu dhe autori Dr Vivian Diller i tha BuzzFeed, pasi pamja e tyre ndryshon përmes kirurgjisë, ata e kuptojnë se ai defekt që kishin ishte pjesë e identitetit të tyre.

Për shembull, një hundë pake madhe ose madhësia e syve të tyre, mund të jetë pjesë se si dikush përcakton vetveten, në fakt pa e kuptuar atë.
Kur këto karakteristika unike të një personi janë zhdukur, ata mund të përjetojnë anën negative të humbjes së identitetit.
Dr Diller tha se pacientët mund të ndjehen të shkëputur nga fytyrat e tyre të reja - fytyra që nuk ndihen si të tyre.

Dr Z. Paul Lorenc, një kirurg plastike Park Avenue, tha se vetëm një numër i vogël i pacientëve e parashikojnë atë që sytë e tyre apo buzëqeshja të duken të njëjtë pas operacionit të tyre.
Megjithatë shumica e pacientëve thonë të kundërtën, në vend që të duken në një version më të mirë të tyren ata kthehen në imitues të ndonjë modeli apo politikani, pra nuk janë vetvetja.

Dr Lorenc tha se nëse ai dyshon se një kërkesë për kirurgji kozmetike vjen nga një kusht themelor psikologjik, ai sugjeron pacientin të vizitohet te psikiatri.

Victoria Pitts-Taylor, një sociologe dhe autore e Kirurgjisë: Wellness dhe Patologjia në Kulturën Kozmetike, vuri në dukje se, "Transformimi i shfaqjes së dikujt nëpërmjet një operacioni mund të jetë radikal, dhe efektet psikologjike të gjetjes së një fytyrë tjetër apo një mënyrë drastike e formës së ndryshme të trupit janë me të vërtetë të vështira për t'u parashikuar.
Prandaj është shumë i rëndësishëm komunikimi psikologjik mes pacientit dhe mjekut.

Dhe nëse do të bësh ndryshime ato kanë një kohë të përcaktuar dhe jo shumë herët dhe aq më tepër që bëhen gradualisht në kohë të ndryshme dhe jo në mënyrë të menjëhershme si duan shumica.

KOMENTE