English

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli thirri dje mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin lidhur me rastin specifik të verifikimit të mandatit të deputetit, zotit Gjon Bardhi, të dhënë me vendimin nr: 2, datë 13.012012, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pas diskutimeve, anëtarët e Këshillit ranë dakord për caktimin e dy relatorëve për hartimin e një raporti të përbashkët lidhur me të gjitha detajet dhe problematikën e kësaj çështjeje, e më pas paraqitjen e tij në Seancë Plenare.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i kërkoi Këshillit që t’i drejtohet seancës plenare që të njohë dorëheqjen e zotit Bardhi.

Kryetarja e Kuvendit u propozoi anëtarëve të Këshillit, që ky rast specifik dhe i paprecedent, i cili evidenton edhe një boshllëk në Kodin Zgjedhor për t’i dhënë zgjidhje çështjes në fjalë, të adresohet në punën e Komisionit për Reformën Zgjedhore, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më.

KOMENTE