Për dekada të tëra është menduar se klitoris ishte i vetmi kyç për kënaqësinë seksuale të një gruaje.
Kjo do të thotë që njerëz të cilët dëshironin të kënaqnin partneret e tyre besonin se ata duhet të shpenzojnë orë njohjeje me organin e femrës për ta njohur atë sa më mirë dhe pikat apo vendet më të nxehta.
Por tani studimi tregon se jo vetëm që gratë mund të arrijnë kulmin vetëm përmes marrëdhënieve seksuale por ka dhe mënyra të ndryshme. Pra stimulimi i klitoris nuk ishte i vetmi.
Konkluzionet e reja në studimin e bërë në njerëz, sjellin se ka më shumë se një mënyrë për të kënaqur gruan në shtrat.
Shkencëtarët kanë gjetur se orgazma vaginale dhe clitorale janë, në fakt, fenomene krejtësisht të ndara dhe aktivizojnë zona të ndryshme të trurit.
Prova e bujshme e re, është përfshirë në një seri esesh botuar muajin e kaluar në revistën seksuale mjekësore.
Rezultatet e tjera befasuese të cituara nga esetë përfshijnë:
Gratë nuk janë vetëm të varura vetëm nga dy zona erotike por ato mund të marrin kënaqësinë seksuale duke arrirë dhe orgazmën edhe nga stimulimi i një sërë zonave.
Po ashtu dhe zona G- tepër e ndjeshme është një prej zonave e cila lehtëson stresin pasi arrihet një kënaqësi seksuale e lartë.
Aftësia për të arritur kulmin nëpërmjet stimulimit vaginal mund të lidhet me shëndetin si fizik dhe mendor, në gra të shëndetshme ka më shumë mundësi për të arritur orgazmë pa stimulim të klitorit.
Por gjinekologu francez Odile Buisson shprehet se në esene klasike orgazma femërore është e varur nga stimulimi i klitoris pasi muri i përparmë i vaginës është i lidhur ngushte me klitoris ndaj dhe të stimulosh vetëm vaginën pa klitoris është e pakuptimtë.
Por studimi i ri tregon se zona të ndryshme të trurit të femrës janë stimuluar nga zona të ndryshme erotike.
Grave ju kërkua të masturbonin ndërsa kanë skanuar trurin e tyre gjatë kohës përmes një rezonance.
Dëshmi të tjera të paraqitura mbështetin hipotezën se ka lloje të shumta të ndryshme të orgazmës te femrat.
Për një fillim, gratë raportojnë rregullisht që klimakset vaginale dhe klitorale ofrojnë ndjesi të ndryshme dhe të dallueshme, por, edhe më tepër, gratë me dëmtimet e shtyllës kurrizore të cilat kanë lidhje të prera në mes të clitoris dhe trurit thonë se ato janë ende në gjendje të kenë orgazma nëpërmjet stimulimit vaginal .
Për më tepër, ka prova se disa gra mund të sjellin veten në një kulm seksual thjesht duke menduar për atë, me asnjë stimulim seksual, të tjera gjatë palestrës kur kryejnë ushtrime.
Pra Profesor Beverley Whipple përfundimisht tha:
"Orgazma te femrat është në tru, ajo ndihet në shumë rajone të trupit dhe kjo mund të stimulohet nga shumë rajone të tij, duke sjellë një imazh të vetëm"