Foshnja Neha Afreen vdiq pas një arresti kardiak në një spital të qeverisë në Bangalore të mërkurën në mëngjes.
Tre-muajshe, fëmija u pranua në spitalin Vilas Vani natën e së enjtes, në 5 prill, me një dëmtim të rëndë në kokë, qafën e ndrydhur si dhe kafshime dhe djegie në trupin e saj të njomë.
Babai i saj Umeri Farooq, një piktor i makinave, është akuzuar për shkaktimin e lëndimeve mbi të, sepse ai dëshironte një fëmijë mashkull.
Megjithëse Afreen kishte treguar shenja të rimëkëmbjes, të martën, gjendja e saj u përkeqësua në mbrëmje për shkak të konvulsioneve të përsëritura.
Fëmija kishte pësuar lëndime të brendshme në kokë u shprehën një ekip i specializuar i mjekëve dhe nuk mund të shpëtonte.
I ati e kishte sulmuar fëmijën dhe herë të tjera por e shoqja dhe nëna e fëmijës nuk qe ankuar se donte të shpëtonte martesën e saj.
Burri vinte gjithmonë i dehur dhe rrihte gruan e tij pasi donte një djalë dhe e fajësonte atë që pse kishte lindur vajzë.
Dhe të enjten si gjithmonë i dehur ai e rrahu gruan përsëri dhe kur e zuri gruan gjumi ai i mbushi gojën fëmijës me rroba që të mos klithte dhe e goditi me sende të forta. Kur Reshmës i doli gjumi në mes të natës ajo pa bebin që po dridhej dhe që kishte gjak nga goja. Informoi të shoqin por ai në ato momente iku. Me ndihmën e fqinjëve ajo e çoi vajzën në spital e cila pati një fund tragjik.
Komisioni shtetëror Karnataka për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve kërkoi që vdekja Afreen të trajtohet si një rast vrasje sepse sulmi mbi fëmijën ishte i qëllimshëm.
I ati u arrestua dhe pritet të gjykohet.