Një ditë pas votimit në Kuvend, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu është shprehur i zhgënjyer nga ngjarja.
Ka një boshllëk besimi mes dy palëve dhe ky boshllëk besimi është përgjegjës për krizën politike që po zhvillohet. Ai ka kontribuar në mënyrë direkte në paaftësinë e Shqipërisë për të marrë statusin në Bashkimin Europian- ka theksuar Ambasadori amerikan ne Tirane, Arvizu pas nje ceremonie në qytetin e Elbasanit.