Nje kthese e paplanifikuar e autobusit me turiste kryesisht gazetare te huaj, beri qe ata te njohin fytyrën e vërtetë të vendit komunist ne kryeqytetin e Koresë së Veriut Phenian.
Shumica e vizitorëve të huaj në Phenian kane nje plan - grafik vızite dhe asnjehere nuk kane pare realitetin e vertete te ketij vendi qe paraqitet super i zhvilluar ne cdo cep.
Megjithatë, shoferi i papërvojë i autobuzit ngatërroi një rrugë në kryeqytetin koreanoverior, duke u futur në një prej lagjeve të vërteta, ku kapën disa imazhe të përcjella në gazetat perëndimore, përpara se mjeti të rikthehej shpejt në itenerarin e tij, në pallatin e kulturës, një ndërtesë e gjitha në mermer, ku Kim Jong Il realizoi shfaqjen e fundit publike përpara se të ndërronte jetë, në dhjetor 2011.
Gazetarët pane blloqe banimi te shkatërruar burra në karrige me rrota qe prisnin në një stacion autobusi.
Dyqanet ishin fshehur në errësirë dhe trotuare te mbushur me mbeturına te pista dhe qe vinin ere.
CBS News raportoi se Ri Jinju , i cili ishte udhëheqës i turneut, ka thënë: "Unë shpresoj se Gazetarët e pranishëm te raportojnë vetëm të vërtetën absolute.