Mario Balotelli a simbolizon gjithçka që është e gabuar me futbollin britanik? Pasuria e madhe e Balotellit ka bërë të kthejë vëmendjen e tij në sjelljen kur ai ka qënë fëmijë.
Ai është futbollist i Manchester City, i cili këtë javë ka pranuar që ka patur një hallakatje me të njëjtën prostitutë si Wayne Rooney.
Është i njëjti yll që vitin e kaluar, shkaktoi një zjarr në shtëpinë e tij së bashku me miqtë e tij pasi hidhnin fishekzjarre nga banoja e tij.
21-vjeçari, i cili pagohet 125,000 euro në javë ka një sjellje të çuditshme dhe tepër moskokëçarrëse në rrugë përsa i përket sidomos rregullave të parkimit nëpër qytet. Shuma e tij përbën 10 mijë euro vetëm bileta parkimi në vende të gabuara.
Çfarë po ndodh vallë me Marion? Shihet një fokusim i mediave mbi veprimet e tij duke raportuar të gjitha veprimet që ai bën.
Balotelli ka lindur në Palermo, Sicili, nga emigrantët Ghanaian që më vonë u transferuan në Lombardi.
Si një fëmijë ai kishte probleme të vazhdueshme të zorrëve, sepse kushtet e familjes së jetesës ishin jo të mira dhe shërbimet sociale u rekomanduan prindërve të tij ta jepnin për birësim. Çifti italian që e mori ishin Franco Balotelli, një supervizor dhe Silvia gruaja e tij, një ish infermiere.
Ata kishin 3 fëmijë, dhe ranë dakord për të marrë dhe Marion.
Edhe pse Marionuk pa kurrë nga prindërit e tij të lindjes, përfundimisht Balotellis i ka pranuar ata vonë. Cristina motra italiane e Mariso, një gazetar, ka rikujtuar se si ai ishte: Kërkonte gjithmonë vëmendje"
Për një kohë të gjatë djaloshi nuk mund të flinte pa nënën e tij, nëna rrinte ulur në shtratin e tij dhe duke mbajtur dorën e tij me qëllim që të mos ndihej vetëm.
Ai urrente që të jetë vetëm", ka thënë Kristina.
Por sigurisht, asnjë futbollist i ri me xhepat e fryrë me para duhet të jetë kurrë vetëm. Disa kohë më parë në Angli e pyetën sulmuesin Peter Krouç se çfarë ai do të kishte qenë, nëse nuk do të ishte një futbollist?
Ai u përgjigj: "I virgjër".