English

Teksti i historisë së Shqipërisë duhet të trajtojë dhe historinë Çame (VIDEO)

Tekstet e historisë dhe gjuhës shqipe në arsimin e mesëm e të lartë duhet të ndryshojnë. Historianët dhe drejtuesit e Institutit të Studimeve të Çamërisë kërkojne rishikimin e historisë, ku çështja çame të pasqyrohet me gjerë dhe më saktë.
856
"Tekstet tona prej 17 vjetësh janë tekste që e fusin për herë të parë elementin e Çamërisë në programet në pjesët e tyre arsimore. Por mendoj që proporcioni është akoma i vogël, p.sh në 500 faqe tekst janë 13 deri 18 faqe për Çamërinë. Eshtë një dimension shumë i limituar, për shkak të peshës specifike që ka si Çamëria si popullsi në popullsinë shqiptare", shprehet profesor doktor Beqir Meta

KOMENTE