English

Realiteti dhe sfidat e shqiptarëve. Kufiri me Greqinë (VIDEO)

E themeluar muajin e kaluar me President Nderi Ismail Kadarenë, Akademia Shqiptare e Artit dhe e Shkencave ka mbajtur të parin forum publik mbi realitetet dhe sfidat e shqiptarëve.
858
Studiuesi Ksenofon Krisafi ka theksuar:
"Të dhënat që dolën nga kabllogramet dhe nga informacionet e tjera të publikuara pas nënshkrimit të marrëveshjes, vërtetuan zyrtarisht se marrëveshja shqiptaro-greke iu imponua me presion Tiranës, u pranua në mënyrë të pashpjegueshme nga udhëheqja shqiptare dhe u tolerua me servilizëm dhe inkompetencë profesionale nga grupi negociator shqiptar. Rezulton që negociatat kanë qenë thuajse formale dhe me një konspiracion thuajse të pajustifikueshëm. Kufiri shqiptaro-grek duhet riparë, por nuk duhet të preket kufiri shtetëror dhe kufiri shtetëror është kufiri që ndan ujërat e brendshme dhe ujërat territoriale mes dy vendeve.
Duhet patur parasysh që marrëveshja e nënshkruar në prillin e vitit 2009, nuk ekziston më, është një gjë që nuk ka asnjë vlerë juridike dhe negociatat nuk mund të fillojnë mbi bazën e kësaj marrëveshjeje me mendimin që mund të bëhen disa arnime. Jo. Negociatat duhet të fillojnë me një dokument të ri të hartuar nga e para. Negociatat duhet të fillojnë me një ekip tjetër negociator sepse rezultoi që anëtarët e përbërjes së mëparshme, treguan paaftësi, inkopetencë profesionale, madje sipas mendimit tim, shpërdoruan detyrën zyrtare”

KOMENTE