English

Vidhet argjendaria në qendër të Tiranës. Kapen autorët

Në qendër të Tiranës në sheshin Avni Rustemi paraditen e sotme tre të rinj, të moshës 19 deri në 20 vjeç kanë hyrë dhe kanë vjedhur argjendarinë pasi kanë goditur me qytën e pistoletës pronarin.

Ata sapo dolën nuk arritën të largohen pasi u rrethuan nga policia e cila ishte lajmëruar nga qytetarët. Dy prej tyre u arrestuan në vend ndërsa i treti u largua dhe u kap pas një ore në banesën e tij në Shkozë bashkë me sendet e vjedhura.

Kjo ka qene aventura e Rigels Lekës, Dorian Mehmetit dhe Erion Kolës të cilët e kishin planifikuar disa ditë më parë vjedhjen pasi kishin siguruar dhe mjetet përkatëse.

KOMENTE